Ministri Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik nga apendiciti, MSh thotë se është stabil

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 07:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Gjendja shëndetësore e Latifit është stabile.

Kështu u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se kreu i MSh-së iu nënshtruar intervenimit nga apendiciti (zorra qorre).

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendixi”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Të ngjashme