Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se 28 Nëntori është datë shumëfish e shënuar për shqiptarët.
“Emocionit të madh që na dhuronte Festa e Flamurit Kombëtar, 21 vjet më parë iu shtua edhe dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Djemtë e vajzat tona i dhanë fuqi botërore zërit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka thënë Lekaj.
“Madhështinë e këtyre përvjetoreve e shton edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, një emblemë e rezistencës dhe sakrificës familjare për ditët që ne sot gëzojmë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Prandaj le të jemi të bashkuar në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër, të respktojmë kontributin e gjithësecilit për liri e pavarësi”.