Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, sot ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës.
Në vendimin e marr nga Lluka thuhet se përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.
Më poshtë mund të lexoni vendimin e plotë të kreut të MZhE-së, Valdrin Lluka.
Vendimi i Ministrit Lluka që mban datën 08.12.2017 parasheh si vijon:
1. Shfuqizohen të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës.
2. Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.
3. Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy (2) palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi.
4. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.