Ministri Lluka një nga folësit në “Design Thinking Forum”, fton të rinjtë të marrin pjesë

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 07:16 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vadrin Lluka, do të jetë një nga folësit në forumin e hapur “Design Thinking Forum”, i cili do të organizohet më 17 shtator në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Lluka, në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.

Ai ka ftuar të rinjtë që të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në mjediset e Qendrës Inovative të Kosovës (ICK).

Lluka ka inkurajuar të gjithë për pjesëmarrje duke përdorur një shprehje frazeologjike në anglishte: “Be there or be square”, që mund të përshtatet si “Jini këtu, ose nuk jeni ‘cool’”.

Si pjesë e programit të saj në mbarë Evropën, European Youth Award (EYA) do të vizitojë Prishtinën më 17 shtator për të organizuar këtë forum, që synon të lidhë start-upet kosovare në fushën e teknologjisë digjitale dhe sipërmarrës të rinj me ekspertë ndërkombëtarë në fusha si inovacioni, start-upet, digjitalizimi dhe ndikimit social.

“Design Thinking Forum” përbëhet nga dy sesione:
– Flakët e frymëzimit: “Mësoni rrugën e vështirë” – tregime dhe përvoja të dorës së parë nga 20 ekspertë ndërkombëtarë në fushën e inovacionit, start-upeve, digjitalizimit dhe ndikimit social.
– Lëmshi i zgjidhjes: Në këtë seminar të “dizajnimit të mendimit”, ekspertë ndërkombëtarë të digjitalizimit dhe ekspertë të bizneseve fillestare (start-up) dhe të rinj lokalë do të punojnë së bashku në pesë çështje të biznesit të jetës reale të paraqitura nga start-upet lokale.

Organizatorët ftojnë të gjithë ata që po ndërtojnë një ndërmarrje që përdor teknologjinë digjitale, ose ballafaqohen me sfida në sjelljen e risive në një ekonomi të vjetër, t’i bashkohen këtij forumi, me qëllim të shkëmbimit të njohurive. Regjistrimi bëhet në faqen e internetit të eu-youthaward.org dhe është falas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme