Ministri malazez i Mbrojtjes: Kosova është shtet

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 17:36 | Nga

Vendimi i Malit të Zi që t’i dërgojë dy oficerë në misionin e KFOR-it në Kosovë është i drejtë dhe i vetmi i mundshëm, ka thënë për rmz ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Ai ka kumtuar se ky vendim është marrë për arsye pragmatike me qëllim të kontributit për sigurinë rajonale, ka thënë ai, transmeton koha.net.

“Mali i Zi i nuk e ka tradhtuar Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë që të mundë ta tradhtojë Serbinë”, ka thënë Boshkoviq.

Deklaratën e ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vuli n se vendimi i Malit të Zi për dërgimin e ushtarëve në Kosovë nuk është miqësor, Boshkoviq e ka vlerësuar si emotive dhe personale.

Ai ka përkujtuar se kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se KFOR-i është garantuesi më i madh i stabilitetit dhe i sigurisë së bashkësisë serbe në Kosovë.

“Prandaj nuk e shoh se si vendimi i Malit të Zi mund të jetë kundër nëse i tërë misioni është me qëllim të ruajtjes së bashkësisë serbe në Kosovë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme