Ministri malazias refuzon ta ekstradojë në Kosovë serbin e akuzuar për krime lufte

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës që ta ekstradoi shtetasin serb Momçilo Vukotiq (61), të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) ka njoftuar se ministri i Drejtësisë ka marrë vendim që të mos e ekstradoj 61-vjeçarin.

Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim për ekstradim.

Gjykata kishte konstatuar se plotësoheshin kushtet ligjore për ekstradim, por ministri malazias Kovaç e refuzoi kërkesën. Ai beson se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.

Të ngjashme