Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të ndalojë aeroplanët rusë nga hapësira e saj ajrore.
Më anë të një postimi në llogarinë e tij Twitter, Osmani ka theksuar se edhe ky vend i është bashkangjitur vendimit të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian.
“Maqedonia e Veriut sapo ka vendosur t’u bashkohet shteteve të tjera të BE-së në ndalimin e linjave ajrore të Rusisë nga hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Osmani.