Zëvendësministrja Vuniqi priti homologun holandez, diskutohet agjenda evropiane, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka pritur në takim një delegacion të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, të kryesuar nga zëvendësministri për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të këtij shteti, Matthijs van der Plas. Pjesë e delegacionit holandez kanë qenë edhe ambasadorja holandeze në Kosovë dhe përfaqësues të Departamentit për Integrime Evropiane të MPJ-së së Holandës.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi agjendën evropiane të Kosovës, bashkëpunimin bilateral me fokus të veçantë në lidhje me mbështetjen e Holandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.
Vizita në Kosovë e zëvendësministrit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të këtij shteti, Matthijs van der Plas, është zhvilluar në kuadër të vizitës së tij ndaj rajonit të Ballkanit.