Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan i shoqëruar nga këshilltari i sapo emëruar politik i Ministrit Quni nga radhët e komuniteteve jo shumicë Berkant Curi. Ministri Quni e njoftoi Ministrin Kervan me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen. Në vazhdim, të dy ministrat diskutuan temat me interes të përbashkët në mes të dy ministrive.
Ministri Kervan vlerësoi lartë angazhimin e FSK-së në përballjen me pandeminë COVID-19, krahas arritjeve të deritashme në të gjitha aspektet e në veçanti, integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë e cila dëshmohet edhe me emërimin e këshilltarët Curi.
Në fund, Ministri Quni i dëshiroi mirëseardhje këshilltarët Curi dhe e siguroi për bashkëpunim të ngushtë për çështjet e këshilldhënies në përgjithësi dhe aspektit të integrimit të komuniteteve jo shumicë në veçanti.