Ministri Ramë Likaj diskuton për çasjen e nxënësve të komuniteteve RAE

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online


Ministri i Arsimit shkencës dhe teknologjisë Ramë Likaj ka pritur në takim deputetin z. Veton Berisha dhe zëvendësministrin e MI-së z. Artan Berisha
Aty diskutuan për çështjet që ndërlidhen me qasjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali, egjipitan në arsim, zbatimin e përpiktë të Udhëzimit Administrativ (për aplikimin e masave afirmative dhe vendeve të rezervuara për regjistrim të kandidatëve nga komunitetet jo shumicë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë).

Poashtu në postimin e tij në Facebook thuhet që MASh në bashkëpunim me partnerët dhe donatorët për vitin shkollor 2020/2021 ka ndarë 593 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta të komunitetit rom, ashkali, egjiptian.

Për më shumë shihni postimin:
“Sot prita në takim deputetin z. Veton Berisha dhe zëvendësministrin e MI-së z. Artan Berisha. Diskutuam për çështjet që kryesisht ndërlidhen me qasjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali, egjipitan në arsim, zbatimin e përpiktë të Udhëzimit Administrativ 09/2016 (për aplikimin e masave afirmative dhe vendeve të rezervuara për regjistrim të kandidatëve nga komunitetet jo shumicë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë), përfshirjen e më shumë fëmijëve në nivelin parashkollor, por edhe në të gjitha nivelet e tjera të arsimit si dhe mundësitë e shkëmbimit përmes programit ERASMUS+. MASh në bashkëpunim me partnerët dhe donatorët për vitin shkollor 2020/2021 ka ndarë 593 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta të komunitetit rom, ashkali, egjiptian. Është mision i yni i përbashkët që t’iu sigurojmë qasje dhe gjithëpërfshirje të gjithë nxënësve në mënyrë që ata ta realizojnë të drejtën e tyre për arsimim. thuhet në postimin e tij në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme