Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore. Ata kanë biseduar rreth ecurisë së reformave që MPMS ka ndërmarrë gjatë këtij viti.
“Sot prita në takim përfaqësues të Bankës Botërore me të cilët biseduam rreth ecurisë së reformave që MPMS ka ndërmarrë në fusha të ndryshme me qëllim të ngritjes së përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve tanë si dhe planit të veprimit për vitin e ardhshëm, plan që buron nga reformat e ndërmarra”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.
Banka Botërore, sipas Reçicës, në vazhdimësi ka mbështetur përpjekjet e MPMS-së për reforma dhe gjatë takimit të sotëm u rikonfirmua mbështetja në këtë drejtim.