Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e njerëzve, dhe menjëherë ka dhënë urdhër për nisjen e një kontingjenti të FSK-së, për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë.
Në mesazhin e Ministrit Berisha, pos tjerash thuhet. „Sapo jam informuar edhe zyrtarisht nga autoritetet shqiptare për tërmetin dhe pasojat e tërmetit në Shqipëri. Fatkeqësisht, tërmeti ka shkaktuar edhe humbje jetësh dhe dëmtime të mëdha materiale. Ne shprehim ngushëllime dhe keqardhje familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Shqipërisë, duke treguar gatishmërinë tonë për dhënë ndihmë në këtë situatë. Si Ministri dhe FSK, kemi dhënë urdhër për nisjen e menjëhershme njësisë së kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Kosovës për në zonat e prekura nga tërmeti“, thuhet në mesazhin e Ministrit Berisha.