Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Slavko Simiq dhe deputetin Igor Simiq.
Në këtë takim u diskutua për qytetarët e minoritetit serb për mundësitë e lehtësimit të pajisjes me dokumente personale të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të MPB-së në angazhimin konkret për të pajisur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me dokumente bazë të gjendjes civile.