Ministri Sefaj shfrytëzon samitin në Suedi për të lobuar rreth anëtarësimit në Interpol

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 15:34 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, morri pjesë në Samitin Ministror për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve të mbajtur në Stokholm të Suedisë, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MPB, Sefaj këtë samit e ka shfrytëzuar edhe për lobim te një numër i shteteve pjesëmarrëse rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Me ftesë të Qeverisë së Suedisë, ministri Sefaj, ka marr pjesë në hapjen dhe punimet e Samitit të nivelit të lartë në kuadër të Agjendës Globale 2030 për Fëmijët, e cila ka për qëllim adresimin dhe zgjidhjen e problemit global të dhunës ndaj fëmijëve.

“Samiti ka një rëndësi të veçantë të adresimit të çështjes së dhunës ndaj fëmijëve për të cilën mekanizmat nën mandatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të rëndësisë së veçantë në fazat e parandalimit. Në këtë samit morën pjesë 386 pjesëmarrësnga 67 vende.

Pjesëmarrja e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Flamur Sefaj në këtë Samit është shfrytëzuar për lobim tek një numër i shteteve pjesëmarrëse dhe që kanë ndikim në agjendën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, thuhet në një komunikatë nga MPB.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme