Ministri Selimi shpreh mirënjohje për punën e zëvendësministrit të tij

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka shpreh mirënjohjen e tij ndaj punës së zëvendësministrit të tij, Florian Dushit, përcjell Ekonomia Online.

Sipas Selimit, puna e Dushit në udhëheqjen e përpjekjeve të ministrisë kundër dhunës në familje dhe puna në grupin për Gjykatën Komerciale është shembull i lidershipit dhe shpirtit ekipor.

“Ne tashmë kemi hy në një situatë të re politike, por bashkëpunimi dhe profesionalizmi i tij do të jetë gjithmonë i respektuar lartë”, ka shkruar Selimi në profilin e tij zyrtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme