Policia e Kosovës ka njoftuar se ndonëse ministria e punëve të jashtme ka lejuar hyrjen e ministrit të kulturës, Vladan Vukosavljeviq, ky i fundit është kthyer vet në Serbi.
“Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi”.
Sipas njoftimit të PK-së, vizita e m ministrit serb ka qenë e planifikuar që të realizuar në pikën kufitare në Merdare.
“Vizita e lejuar e Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit”.