Rasim Lajiq e ka paraqitur veten në Prokurori për Krim të Organizuar pas akuzave të kryetarit të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel se është udhëheqës i narko-kartelit.
Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq e ka paraqitur veten në Prokurori për Krim të Organizuar pas akuzave të kryetarit të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel se është udhëheqës i narko-kartelit.
Lajiq për “Blic” ka thënë se ka vendosur ta paraqesë veten sepse është lodhur duke “duruar shpifje në llogari të tij”. “Në Prokurori më kanë thënë se deri tani askush kurrë nuk e ka paraqitur veten, por jam i vetëdijshëm se me padi private nuk do të arrija asgjë. Kjo më nuk është politikë, unë po luftojë për nderin tim”, ka thënë Lajiq, transmeton “Insajderi”.
Në padinë, në të cilën “Blic” ka pasur qasje, Lajiq ka pretenduar se Shesheli në Kuvendin e Serbisë më 30 tetor e ka përmendur si “shefin kryesor të një prej narko-kartelave më të fuqishme”, si dhe “policia i ka të gjitha informatat operative për këtë”, mirëpo “askush nuk ndërmerr asgjë”. Sheshel këto akuza disa herë i ka përsëritur publikisht, dhe kulminacioni u arrit me librin “Mbreti i heroinës i Novi Pazarit Rasim Lajiq”, shkruan “Blic”.