Ministri Shala ndalon shitjen e paautorizuar të mjeteve piroteknike

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka lëshuar sot një urdhëresë ku ka kërkuar nga Trupa Koordinuese për Mbikëqyrjen e që të koordinoj aktivitetet me organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, për kontrollimin e Operatorëve Ekonomik të cilët merren me tregtinë dhe shitjen e mjeteve piroteknike/fishekzjarrëve.

Me këtë urdhëresë Obligohen anëtarët e trupës koordinuese në cilësinë e organeve përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, respektivisht Inspektorati i Tregut dhe Inspektorët Kompetent për Siguri Publike, që të kontrollojnë Operatorët Ekonomik dhe me këtë rast të verifikohet nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregtinë dhe furnizimin me produkte piroteknike/fishekzjarrë etj.

Postimi i plotë i ministrit Shala

Sot kam lëshuar një urdhëresë me të cilën kam kërkuar nga Trupa Koordinuese për Mbikëqyrjen e Tregut (e cila kryesohet nga Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë), që të koordinoj aktivitetet me organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, për kontrollimin e Operatorëve Ekonomik të cilët merren me tregtinë dhe shitjen e mjeteve piroteknike/fishekzjarrëve etj.

Me këtë urdhëresë Obligohen anëtarët e trupës koordinuese në cilësinë e organeve përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, respektivisht Inspektorati i Tregut dhe Inspektorët Kompetent për Siguri Publike, që të kontrollojnë Operatorët Ekonomik dhe me këtë rast të verifikohet nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregtinë dhe furnizimin me produkte piroteknike/fishekzjarrë etj.

Poashtu obligohen inspektoratet e lartcekura të kësaj urdhërese dhe inspektorët e tregut të nivelit lokal, që të ndalojnë nga shitja produktet piroteknike/fishekzjarrët, në rast se hasen duke u ofruar për shitje nga: Personat e paautorizuar dhe të pa licencuar për tregti ose shitje me pakicë për fishekzjarrë, nëse etiketa e produkteve piroteknike/fishekzjarrëve ndër të tjera nuk përcakton moshën minimale të personave (12, 16 apo 18 vjeç), të cilëve i lejohet blerja dhe përdorimi i tyre, sipas kategorisë së nivelit të rrezikut, nuk përcakton distancën minimale të sigurisë, nuk ka të vendosur shenjën CE, gjithashtu në rast se udhëzuesi i përdorimit nuk është në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

E.SH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme