Me ftesë të Ministres së Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, sot dhe nesër (19 dhe 20 janar), do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Shqipërisë.
Siç theksohet në njoftim, kjo vizitë, është e një rëndësie të veçantë për forcimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive homologe dhe në fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore në kuadër të angazhimeve të përbashkëta.
“Tema kryesore e vizitës do të jetë zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive, i nënshkruar në vitit 2014.”
“Nga vizita pritet të dalin veprime konkrete në realizimin e projekteve të interesit të përbashkët dhe shkëmbimit të informatave dhe përvojave në fushën e zhvillimit urban, planifikimit hapësinor, banimit dhe ndërtimit”, ka shkruar Shala.