Ministri i Shëndetësisë takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 12:20 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, priti sot në takim përfaqësues të misionit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtori i BB-Zyra në Kosovë, Marco Mantovanneli, me të cilët bisedoi për reformat në shëndetësi.

Në takim u bisedua për progresin në implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore si dhe për çështjet me rëndësi që duhet të fokusohen për implementimin e mëtutjeshëm të Projektit.

Në këtë takim, Ministri Ismaili, ka kërkuar mbështetjen e Bankës Botërore krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të barabartë të financimit të shëndetësisë. Ministri theksoi se është i përkushtuar për arritjen e një financimit të qëndrueshëm në shëndetësi, duke ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në shëndetësi.
,
Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zhvillimit të reformës shëndetësore në interes të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme