Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë Ivan Korçok tha sot se BE-ja është e hapur për zgjerim dhe se Serbia duhet të zgjidhë të gjitha çështjet, si dhe veçanërisht çështjen e ndjeshme të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.
“Në emër të Sllovakisë, dua të them se i mbetet Serbisë të negociojë me Kosovën dhe se duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, tha Korçak, i cili nënshkroi me Jadranka Joksimoviq, ministren e Integrimit Evropian të Serbisë, një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian.