Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim shefin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin i cili e uroi ministrin për marrjen e detyrës.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organizatës UNICEF në fushat me interes për të dy palët, me fokus tek fuqizimi i mekanizmave të mbrojtjes për aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare, refugjatët dhe migrantët, me theks të veçantë për fëmijë, të rinj dhe gra.
Ministri Sveçla falënderoi shefin e Unicef-it, Sahin për partneritetin dhe ndihmën që UNICEF ka ofruar deri më tani dhe theksoi se bashkëpunimi i deritashëm të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa në anën tjetër shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se UNICEF do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e saj në të gjitha format.