Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për media, bënë të ditur për kompletimin dhe dërgimin e dosjes për Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.
Në angazhimin tim për të sjell para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviç, sot kemi marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe e kemi proceduar tutje Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor Milan Radojçiq.
Pavarësisht pengesave në hetime që janë shkaktuar nga pushteti në Serbi, si institucione përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin, ne nuk jemi zmbrapsur dhe kemi qenë të pa kompromis në ndjekjen e të dyshuarve, që të njëjtit të sillen para drejtësisë.
Fletë Rreshtimi është hap konkret që do të ndihmojë në zbardhjen e rastit në tërësi, dhe do të bëjë të ditur edhe motivet si dhe urdhërdhënësit e kësaj vepre penale.
Për më shumë, ky Fletë Rreshtim është dëshmi se sistemi i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës është një sistem i qëndrueshëm në të cilin mund të besojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ashtu siç kemi premtuar, Republika e Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rastit të vrasjes së qytetarit dhe politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.