Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebert, me të cilin kanë diskutuar për prioritetet në sektorin e drejtësisë, reformat në fushën legjislative, me theks të veçantë në avancimin e kornizës ligjore në fushën penale dhe civile.
Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, krahas pritjeve të qytetarëve dhe modeleve më të avancuara demokratike.
Gjithashtu ministri Tahiri e njoftoi ambasadorin Lebert për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane.
Ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebert ka potencuar edhe njëherë mbështetjen e shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim bilateral.