Ministri Yagcilar u takua me David Cullen-in para takimit të GVRAP-it

????????????????????????????????????
Prishtinë | 26 Pri 2018 | 10:47 | Nga

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, u takua me shefin e Njësisë së BE-së për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, para se të nisë takimi i Grupit të Veçantë për Reformën në Administratë.

Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe  bashkëpunimin në modernizimin e administratës publike nga ana e Komisionit Evropian, që është një ndihmë e madhe edhe në mbështetjen e procesit të reformës së administratës të Kosovës, të forcimit të përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit në punë.

Në këtë takim u fol për Pakon Ligjore, ku bëjnë pjesë Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Pagat synohet ndërtimi i bazës së administratës shtetërore.

Në këtë plan u vu në pah edhe përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe roli i Ministrisë së Administratës Publike në këtë drejtim. Z.Cullen, gjatë këtij takimi, punën e deritanishme, e ka vlerësuar si punë shumë të mirë.
Ministri Yagcilar dhe Cullen u dakorduan për konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e Kontratës Sektoriale Buxhetore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme