Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë sot përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë – Dajkoc, te memoriali i Metush Krasniqit në komunën e Kamenicës.
Më pas, ministri Zharku do të inaugurojë fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës Muçivërc – Kranidell, në fillim të trasesë në fshatin Muçivërc.
Po ashtu do të inaugurohet fillimi i punimeve për asfaltimin e pjesshëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fillim të trasesë në fshatin Kosaqë.