Ministria e Arsimit me njoftim të ri për video-ligjëratat për ditën e nesërme

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar të gjithë nxënësit e mësimdhënësit se video-ligjëratat e ditës së hënë do të ri-transmetohen të shtunën, kjo për arsyeje të festës zyrtare.

Nesër me 20 prill do të jetë festë e Pashkëve Ortodokse.

Video-ligjëratat do të ri-transmetohen në orar të njëjtë, shkruan EO.

Njoftimi i plotë i MAShTI-it:

Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë. 

Të ngjashme