Ministria e Bujqësisë mbështet projektet bujqësore edhe në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 14:45 | Nga

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi ka thënë se mbështetja për zhvillimin e bujqësisë do të rritet edhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, duke mos përjashtuar edhe komunat tjera në vend. Kjo me qëllim të shtimit të prodhimtarisë bujqësore si dhe rritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.

Këto komente ministri Krasniqi i bëri gjatë takimit me zyrtaren kryesore ekzekutive për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hodzic. Në këtë takim u bisedua  edhe për projektet zhvillimore të ministrisë të cilat do të realizohen gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor.

Ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetaren më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, ku në kuadër të këtij programi ai tha se do të mund të gjejnë mbështetje edhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve të komunave te veriut.

Nga ana e saj, kryetarja, Adriana Hodzic, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe komunave tjera te veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme