Në vazhdën e takimeve të rregullta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorët përkatës që financojnë projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministria e Financave për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore, sot ka mbajtur takimin me Bankën Botërore ku është diskutuar për Portofolin me këtë institucion.
Në këtë takim të udhëhequr nga zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, përveç përfaqësuesve të Bankës Botërore pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Institucioneve implementuese të këtyre projekteve, të cilët diskutuan për projektet dhe afatet e implementimit të tyre nga institucionet e Kosovës si dhe për im-paktin që kanë këto projekte në zhvillimin e vendit.
Projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Bankën Botërore janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e vendit pasi që prekin fushat me më së shumti interes për ta. Disa nga këto projekte janë:
Projekti për efiçiencë në energji dhe energji të ripërtërishme në Kosovë (KEEREP);
Projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut;
Projekti për modernizimin e sektorit publik (PSMP);
Projekti për regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër (RECAP);
Bujqësia dhe zhvillimi rural në Kosovë (ARD) P112526;
Projekti për përmirësim të sistemit të arsimit;
Projekti i shëndetësisë;