Zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.
Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së drejtave të udhëtarëve të ANP “Adem Jashari”.
Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve, çdo ditë të javës. Ndërkaq ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo email adresës [email protected].
Kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.