Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.
Sipas një njoftimi për media, Abrashi tha se në Komunën e Istogut Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore, në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.
“Rregullimi i rrugës në qendër – Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog. Ministria e Infrastrukturës ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë paraparë për vitin 2021”, thuhet në njoftim.