Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale këto ditë ka nisur ekzekutimin e pensioneve, mirëpo jo të gjithë kanë arritur t’i marrin këto mjete.
Disa qytetarë janë ankuar se nuk i kanë marrë paratë e tyre, e për një gjë të tillë nga MPMS-ja kanë thënë se problemi është te Thesari i Shtetit.
Në një përgjigje për Telegrafin nga kjo ministri kanë treguar se është bërë një gabim teknik nga Thesari i Shtetit dhe se për këtë arsye një pjese nuk iu kanë dalë pensionet.
“Është bërë një lëshim teknik nga Thesari i Shtetit dhe për këtë arsye një pjese nuk iu janë ekzekutuar pensionet. Është duke u punuar që ky gabim të rregullohet sa më shpejtë dhe të ekzekutohen mjetet për pjesën e mbetur”, kanë thënë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndarë 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.