Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.
Nga kjo ministri kanë thënë se tani është koha për vaksinim për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja e fatalitetit.
“Koha për vaksinim është tani, për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja, reduktimin e hospitalizimeve dhe fataliteteve”, kanë shkruar nga MSH.
Në një foto të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se vaksina zvogëlon me 84 për qind rrezikun e shtrimit në spital.