Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 14 persona janë vrarë që nga përfundimi i armëpushimit

Prishtinë | 01 Dhj 2023 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

14 persona janë vrarë që nga përfundimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, cili tha se vrasjet kanë ndodhur në dy orët e para që nga përfundimi i armëpushimit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë plagosur edhe dhjetëra njerëz nga sulmet izraelite.

Të ngjashme