Ministria e Shëndetësisë tregon se nesër do të vaksinohen nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, kanë organizuar për nesër ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 12:00 në mjediset e kësaj shkolle.

“Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet nga MSH.

Dita/Data: E enjte , 25 nëntor, 2021

Koha: 12:40

Vendi: Gjimnazi i Shkencave Shoqërore  “Ahmet Gashi “, Prishtinë

Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19

Të ngjashme