Ministrit të Brendshëm të Italisë i dërgojnë një zarf kërcënues me një plumb

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 9 mm i është dërguar Ministrit të Brendshëm dhe zëvendës/kryeministrit të qeverisë italiane, Matteo Salvinit.

Zarfi i dyshimtë është identifikuar e sekuestruar sot nga Policia Postale e Romës. Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

Ka qenë mungesa e pullës postale dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane.
I pari i rendit dhe sigurisë në Itali ka theksuar se ai nuk do të ndalet në kryerjen e punëve të tij.

“Nuk më frikësojnë e nuk resht në punën time”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian pas kësaj ngjarje.

Më tej ai ka falënderuar qytetarët për solidarizimn dhe mbështetjen ndaj tij, njoftojnë mediat italiane përcjellë Klan Kosova.

“Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës.”

Të ngjashme