Aktivistë, qytetarë, kandidatë për kryetar komune, dhe një ministre morën pjesë në një aksion për pastrimin e qytetit të Suharekës
Organizata “Let’s Do it Kosova”, në bashkëpunim me kompaninë “Kawa Group” kanë organizaur aksion për pastrimin e një pjese të qytetit të Suharekës.
Pjesë e tij, veç aktivistëve dhe qytetarëve, ishin edhe dy kandidatët në balotazh për kryetar komune, Sali Asllanaj dhe Bali Muharremaj, raporton Klan Kosova.
Organizimin e ka mbështetur edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, që ka deklaruar se aksione të tilla janë me rëndësi dhe dobi.