Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë sot fushatë në Malishevë.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, është parë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Alban Krasniqi.
Krasniqi është kandidat për asamblist në këtë komunë.
“Nga sheshi i dëshmorëve në Malishevë! #144 Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Në ndërkohë, më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.