Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten marrëveshjen historike në Washington.
Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizimin ekonomik.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan Donlad Trump.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova ka publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuciqit në Shtëpi të Bardhë.
“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, ka shkruar Zakharova në Facebook.
Pas këtij mesazhi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.
Gjuriq i ka thënë Zakharovës së duhet të kenë turp pas këtij mesazhi.
“Imagjinoni që presidenti nuk tha asnjë fjalë të shëmtuar kundër Rusisë, madje as në atë vend. Dhe imagjinoni që presidenti priti për një orë e gjysmë [me presidentin rus] dhe kurrë nuk kërkoi një karrige të veçantë. Nuk ju lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp për ju”, ka reaguar Gjuriq.