Ekonomia Online
FUNDIT

Ministrja e re serbe, Mirjana Jevtiq, prezantohet në Kuvend

Ministrja e re serbe, Mirjana Jevtiq, prezantohet në Kuvend

Kryeministri Isa Mustafa ka prezantuar ministren e re serbe, Mirjana Jevtiq, para deputetëve të kuvendit të Kosovës. Jevtiq e ka zëvendësuar kolegun e saj nga Lista Serbe, Lubomir Mariq, në krye të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, pasi që ky i fundit u shkarkua për arsye të mosbashkëpunimit me komunat e Kosovës. Ministren e […]

Kryeministri Isa Mustafa ka prezantuar ministren e re serbe, Mirjana Jevtiq, para deputetëve të kuvendit të Kosovës.

Jevtiq e ka zëvendësuar kolegun e saj nga Lista Serbe, Lubomir Mariq, në krye të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, pasi që ky i fundit u shkarkua për arsye të mosbashkëpunimit me komunat e Kosovës.

Ministren e re po e kundërshtojnë shumica e komunave serbe në Kosovë, të cilët po e konsiderojnë si jo të denjë për të udhëhequr këtë dikaster.

Madje, kundër saj janë vënë edhe posterë me përmbajtjes seksiste.

Marjana Jevtiq më herët mbante postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenës Sociale.

Të ngjashme