Ekonomia Online
FUNDIT

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Izraelin për zgjedhjen e një qeverie të re. Përmes llogarisë së saj në Twitter, ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Ajo ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid. “Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim […]

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Izraelin për zgjedhjen e një qeverie të re.

Përmes llogarisë së saj në Twitter, ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ajo ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.

“Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministres.

Përgjatë ditës së diel, udhëheqësi i opozitës Lapid fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, duke e rrëzuar nga pushteti liderin më jetëgjatë në Izrael.

Congratulations to the new government of ?? and to my new colleague FM @yairlapid. We are looking forward to deepening the friendship between our two countries. Mazel tov! ???? pic.twitter.com/kU8DfWuu0z

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 13, 2021

Të ngjashme