Ministrja Gërvalla takon Ministrin e Jashtëm të Turqisë, në fokus thellimi i marrëdhënieve ndërshtetërore

Prishtinë | 03 Mar 2024 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike, ishin temat kryesore të diskutimit në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hakan Fidan, në kuadër të ADF2024.

Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi bilateral thuhet se u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike.

Të ngjashme