Ministrja Gërvalla zhvillon takim virtual me homologen e saj norvegjeze Søreide

????????????????????????????????????
Prishtinë | 26 Maj 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një takim virtual me homologen e saj norvegjeze, ministren Ine Eriksen Søreide.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka njoftuar ministren Søreide lidhur me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veçanërisht e ka njoftuar për prioritetet e politikës së jashtme dhe e ka falënderuar Søreide për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës.

Temë diskutimi ishte zhvillimi ekonomik dhe mundësia e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë. Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19 dhe nevoja për sigurim të vaksinave gjithashtu ishte temë e rëndësishme e këtij takimi.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, ritheksoi se Norvegjia është mbështetëse e agjendës evropiane të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme