Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. MelizaHaradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me zv. Kryeministren për Reformë Juridike dhe njëherësh Ministre e PunëvetëJashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva.
Me këtërastkryediplomatjaHaradinaj – Stubllaka falenderuar znj.Zaharieva për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë për tëdrejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në zonën Schengen. Por ministrja Haradinaj – Stublla ka shtuar se “zvarritja e këtij procesi, tashmë ka kaluar çdo limit dhe është kthyer në padrejtësi”.
Temë diskutimi në bashkëbisedim me znj.Zaharieva, ka qenë edhe dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilin proces ministrja Haradinaj – Stublla ka theksuar se marrëveshja ndërmjet dy shteteve nuk mund të sjellë rezultate pa lidershipin amerikan.
“Shpreha bindjen që dialogu për marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultatet e pritshme pa lidershipin amerikan dhe se respektimi i integritetit territorial të Kosovës është parimi panegociueshëm”, është shprehur ministrja Haradinaj – Stublla.