Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovës.
Gjithashtu Ministrja shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj Kosovës në përballimin e pandemisë Covid19.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve të cilat u rikonfirmuanedhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë.