Ministrja Haxhiu, takoi anëtaret e Komisionit për Dhënien e Provimit për Përmbarues Privat

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cilësoi si të rëndësishëm mirëfunksionimin e Komisionit, si dhe organizimin sa më të kompletuar të procesit të Provimit
për Përmbarues Privat.

Ministrja Haxhiu kërkoi nga anëtarët e Komisionit që të jenë në nivel të detyrës dhe gjithashtu, që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale, të zbatojnë përgjegjësitë
të cilat i janë besuar, duke mundësuar një proces transparent, të rregullt, të drejtë dhe të ligjshëm.

Në anën tjetër kryesuesi i Komisionit, Fejzullah Rexhepi, në emër të Komisionit ka shprehur falënderimin për besimin e dhënë duke potencuar gatishmërinë dhe vullnetin që Komisioni
të jetë në nivel profesional gjatë ushtrimit të kësaj përgjegjësie.

Ditëve në vazhdim, Ministria e Drejtësisë do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit për Përmbarues Privat.

Të ngjashme