Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se fushata për liberalizimit të vizave në të gjitha komunat e Kosovës, duke vijuar në Prizren dhe Mitrovicë.
Ministrja ka theksuar në rrjetin social se “të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:
“Fushata e filluar kohë më parë për liberalizimin e vizave po vijon në të gjitha komunat e Kosovës, radha ishte te Prizreni dhe Mitrovica, ku të rinjtë shpërndanë fletëpalosje.
Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet medias dhe mënyrave tjera me ato që duhet ditur, çka është liberalizimi dhe çka nuk është liberalizimi.
Të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin.”