Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, nuk është paraqitur në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane, në të cilin pritej të shqyrtohej Projektligjit për Akademinë e Drejtësisë; ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për faljen e borxheve publike; Shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, raporton Ekonomia Online.
Anulimin e pjesëmarrjes së ministres Hoxha e bëri të ditur kryetarja e Komisionit, Njomëza Emini, e cila tha se për shkak të agjendës së saj, ministrja nuk mund të prezantojë sot.