Ministrja Hoxha: Institucionet ti përmbushin obligimet e agjendës evropiane

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 15:08 | Nga

Ministrja e posaemëruar e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha priti sot në takim Ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduan për agjendën Evropiane të Kosovës dhe, mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.

Ndër takimet e para të cilat realizoi Ministrja Hoxha është takimi me Amabsadorin Italian në Kosovë, Sardi, me të cilin u diskutua për proceset të cilat ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast Ministrja hoxha falënderoi Amasbadorin Sardi për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Italia për Kosovën si në zhvillimin e vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ajo, poashtu njoftoi Ambasadorin Sardi për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht avancimit të Kosovës në zbatimin e MSA-së.

” Kosova është plotësisht e dedikuar në avancimin me agjendën Evropiane dhe këtu ka një konsensus të plotë shoqërorë. Poashtu Ministrja Hoxha theksoi se do të angazhohet maksimalisht që të shtyej përpara të gjitha institucionet që të kryejnë obligimet me Agjendën e Reformave Evropiane dhe implementinin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit pasiqë kjo do të ndikoj drejtëpërdrejt në përmirësimin e jetës së qyetarëve të Kosovës dhe do të përmirësoj ambientin e të bërit biznes”, tha Hoxha.

Nga ana e tijë Amabsadori Sardi e përgëzoi Ministren Hoxha për emërimin në pozitën e re dhe shprehu bindjen e tijë për një bashkëpunim të sukseshëm. Ai vazhdoi për të thënë se do të jetë i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Poashtu, konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht në procesin e integrimit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme