Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e kremtimit të Ditës së Çlirimit të Suharekës dhe Ditës së Dëshmorëve 13 qershorit, nën patronatin e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.
Në fjalën e saj para shumë të pranishmeve Reshitaj pasi uroi të gjithë qytetaret për ditën e çlirimit dhe atë të dëshmoreve u shpreh e nderuar që sot po festojmë 19 vjetorin e çlirimit të Komunës tonë, siç tha ajo për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që punuan e sakrifikuan përgjatë rrugës sonë të gjatë e me shumë sfida, për liri e pavarësi.
“Dita e çlirimit është rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave që kontribuan dhe vunë themelet e shtetit tonë të ri veprat e të cilëve nuk do të harrohen kurrë. E kemi detyrë dhe obligim ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë, ngritjen e standardit jetësor, mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë. Kjo është mënyra më e mirë për të vlerësuar dhe për të përmbushur misionin e atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën” deklaroi ministrja Reshitaj.
Ministrja Reshitaj u tha të pranishmëve se është duke u angazhuar për një zhvillim te qëndrueshëm dhe krijimin e një mjedisit të pastër për të gjithë ne dhe brezat që vijnë.
Në kuadër të kësaj ceremonie u ndanë mirënjohje për familjet e dëshmorëve, si dhe u nderua me medaljen Skënderbeu familja e atdhetarit Ramë Bllaca, stërgjyshit të ministres Reshitaj.